Një burrë dhe një grua janë plagosur nga të shtëna me armë zjarri që janë regjistruar në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Njazi Meka” dhe janë plagosur dy persona.

Nuk dihet identiteti i tyre dhe as shkaku i ngjarjes. Në vijim priten të zbardhen më shumë detaje mbi rastin.