Një 20-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë pasditen e kësaj të shtune në Tiranë.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit rreth orës 17:40 në Yzberisht.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit, i cili është identifikuar.