Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak çaste më parë tek stadiumin “Dinamo”, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se ka një të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjik Kuqali”, ndërsa një person ka mbetur i plagosur, por fatmirësisht thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit