Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri, si pasojë e një konflikti. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, në afërsi të Triportit, në Vlorë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, apo identitetet e të përfshirëve, por paraprakisht mësohet se dy persona fillimisht janë konfliktuar, por më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Më pas njëri prej tyre ka mbetur i plagosur. Mësohet se autori i ngjarjes është kapur me armën e krimit në duar, teksa po tentonte të largohej.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.