Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë në Elbasan, ku është qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “11 Nëntori”, ku policia është njoftuar për një konflikt familjar.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur patrulla e përgjithshme si edhe forca “Shqiponja”.  Personi i përfshirë në konflikt familjar po qëllon me armë, teksa forcat e policisë janë pozicionuar dhe po i bëjnë thirrje personit të dorëzohet.

Në ndihmë të policisë së Elbasnit po nisen menjëherë FNSH dhe Forcat e Specialiazuara të RENEA-s. Deri tani nuk ka të dhëna për të plagosur apo të lënduar nga të shtënat. Mësohet gjithashtu se personi që po qëllon me armë drejt policisë është i akuzuar për përndjekje.