Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak çaste më parë në Kamëz, të cilat kanë terrorizuar qytetarët.

Të shtënat janë sinjalizuar nga qytetarët në rrugën “OSBE”, në Kamëz. Shërbimet e policisë janë nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes. 

Burime zyrtare nga Policia bënë me dije se në Kamzë, janë plagosur me armë zjarri burrë e grua, te cilët janë transportuar në spital.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende për t’u zbardhur.