23/02/2021 - 20:15
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës këtë mbrëmje.
Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri, në lagjen nr.12.
Nuk ka ende të dhëna mbi ngjarjen dhe shkakun e plagosjes, as identitetin e personit që është dërguar me urgjencë në spital.
Nuk është ende e qartë nëse plagosja ka ndodhur, pasi kishte nisur ora policore apo jo. Pritet që policia të dalë me njoftim zyrtar për ngjarjen.
/portali DurresLajm/