Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë pasdite në lagjen numër 13 të Durrësit.

Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Ngjarja ka ndodhur pranë një hoteli në zonën e plazhit ku janë gjetur 5 gëzhoja.

“DurrësLajm” mëson se policia ka identifikuar autorin dhe është në ndjekje të tij.