Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.17 të qytetit.

Për momentin është shoqëruar në komisariat një nga palët që është përfshirë në konflikt, ndërsa të tjerët janë identifikuar por janë ende në kërkim nga policia.

Burime policore bëjnë të ditur se është qëlluar në ajër dhe se nuk ka persona të lënduar.