Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Balldren të qytetit të Lezhës.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00. Ende nuk dihet identiteti i të plagosurit apo autorit të kësaj ngjarjeje.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta police të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.