Dy persona janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri këtë pasdite në Vlorë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Transballkanike”, në një lokal të qytetit bregdetar.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për në spital, ndërsa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Objektiv i atentatit ka qenë një i dënuar, i sapo liruar nga burgu.

Policia ndodhet në vendngjarje.