Një person ka qëlluar me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin e Vlorës. Sipas policisë, rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku” Vlorë. Fatmirësisht nuk ka asnjë person të dëmtuar.

Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.