Një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Kotë të Vlorës.

Viktimë ka mbetur A.Gjoka. Ai ndërroi jetë në sallën e operacionit, kurse personi i plagosur ka marrë një plumb në dorë.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë. Aty kanë shkuar forca të shumta policore.