Familja Reçi nga Gjorica e Bulqizës është terrorizuar pak minuta më parë, pasi një person ka gjuajtur në ajër me armë zjarri të dyshuar automatike para banesës së tyre.

Ngjarja është raportuar nga Klodian Reçi i cili mban detyrën e Përgjegjësit të Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore në Bulqizë. Sipas tij, personi fillimisht ka kërcënuar verbalisht e më pas ka kërcënuar duke gjuajtur në ajër pranë banesës.

Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga të shtënat, ndërsa familja Reçi është e tmerruar. Burime thonë se ngjarja ka lidhje me detyrën që mban Klodiani si Përgjegjës i Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore.

Ai ka njoftuar policinë e Bulqizës, e cila është nisur menjëherë në vendin e ngjarjes.