Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Mamurras.

Mësohet se kanë mbetur të plagosur, tre persona, dy prej të cilëve efektivë policie.

Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj janë policët e patrullës të plagosur, ndërsa i treti është identifikuar shtetasi Nikoll Vorfi.

 Momentalisht nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore, apo rrethanat e plagosjes.