Një 27 vjeçar është plagosur me armë zjarr në Korçë. Burime nga policia bëjnë të ditur se i plagosuri është shtetasi me iniciale R.M dhe mësohet se ka marrë plagë në këmbë.

Sipas të dhënave të para ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të natës. 27-vjeçari ka mbërritur në spitalin e Korçës i plagosur.

Dyshohet se i riu është plagosur pas një konflikti të çastit. Ndërkaq, policia ka shoqëruar 6 persona, ndërsa vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.