Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku u plagos me armë zjarri shtetasja Liljana Jeremia, 30 vjeç , policia ka vënë nën pranga personin e 4 që ishte në kërkim.

Të arrestuarit janë: Ension Buraku, Riad Xheladini, Arxhend Rexha dhe personi i katërt i cili është vënë nën pranga ditën e sotme është Mirsad Meta.

Policia Shkodër:

Vijon operacioni policor “Reagimi”, shkon në 4 numri i të arrestuarve për ngjarjen e datës 05.02.2020.

Në vijim të hetimeve, nga strukturat e Policisë është bërë arrestimi i shtetasit:

L. L., 27 vjeç, banues në lagjen Tepe, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar qe më ndërmjetësinë e këtij shtetasi, personat e arrestuar kanë shkuar në Shkodër, ku dhe kanë shkëmbyer zjarr më armë, me shtetasin M. M.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.