Të shtënat me armë nga makina/ Borxhi i qirasë së lavazhos për pak vrau 3 punonjës dhe klientin

19/10/2019 - 19:57

Sherri për një borxh qiraje në një lavazho për pak sa nuk i ka kushtuar jetën 3 punonjësve dhe një personi që ishte duke larë automjetin aty.

Tre shtetas,që udhëtonin me një automjet tip Benz, kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të lavazhos ku kanë qenë tre punëtorët Ergit Kocaqi, Krenar Dikollari dhe Erjon Gërmau si dhe një qytetar që kishte shkuar për të larë automjetin, shtetasi Muhamet Hysa.

Nga automjeti tip Benz, që drejtohej nga 25-vjeçari Xhoni Spahiu është qëlluar një karikator i tërë pistolete nga i ati i tij, 52-vjeçari Vladimir Spahiu por fatmirësisht plumbat nuk kanë prekur asnjë nga katër shtetasit që ndodheshin në lavazho.

Pasi qëlluan në drejtim të lavazhos, at e bir së bashku me shtetasin Petrit Qypi, 66 vjeç, janë larguar nga vendngjarja dhe në përpjekje për t'i shpëtuar forcave të policisë, ata kanë hedhur nga makina armën “pistoletë” në mes të rrugës nacionale Berat-Poliçan, në lagjen Uznovë.

Në ndjekje të tyre janë vënë forca të shumta policie, të cilët 20 minuta më vonë kanë arrestuar në dalje të qytetit tre shtetasit: at e bir Vladimir dhe Xhoni Spahiu dhe Petrit Qypin.

Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se 52-vjeçari Vladimir Spahiu ishte pronari i lavazhos dhe këtë lavazho ja kishte dhënë me qira shtatasit Hektor Arrëza, i cili prej disa muajsh nuk i kishte paguar lekët e qirasë.

Ngjarja e sotme ka ardhur pas shumë konflikteve verbale e fizike që Spahiu dhe Arrëza kanë pasur muajin e fundit mes tyre për borxhin e papaguar dhe goditja e sotme ka pasur shënjestër shtetasin Hektor Arrëza, që sapo ishte larguar kur edhe ndodhi ngjarja.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 34-vjeçar në Vlorë është gjetur i pajetë i shtrirë në mes të rrugës.

Arrestohet në flagrancë një 49-vjeçar në Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Autoritetet greke kanë arrestuar një të ri shqiptar, pasi ka hyrë në banesën e një të moshuari duke i vjedhur sende me vlerë.

Një ngjarje e paprecedentë mësohet se ka ndodhur në një nga linjat e urbanit në Tiranë.

Policia e Tiranës ka proceduar 26 banorë të Astirit për sulmin me gurë, sende të forta dhe bomba molotov ndaj punonjësve të Policisë.

Policia ka proceduar penalisht 5 persona, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj pronarit të një lokali në qytetin e Pogradecit

Një 40-vjeçar i kërkuar për "Vrasja e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbatja pa leje", është vënë në pranga nga Policia e Lezhës.

Gjendet trupi i pajetë i dekompozuar i një shqiptari në fshatin Kato Korakiana të Korfuzit në Greqi.

Policia ka vënë në pranga dy persona që po shkëmbenin një sasi lekësh dhe eurosh me njëri- tjetrin, që dyshohet se është përfituar nga ve

Vetëdorëzuar në polici 31-vjeçari Griseldo Kusi, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerit, Indrit Çelaj.