Tensionohet situata edhe në KZAZ-të e Burrelit, ku ka pasur përleshje dhe dhunë mes qytetarëve dhe policisë pasi kërkohet lirimi i ambienteve zgjedhore.

"News 24" raporton se ka pasur përleshje mes policisë dhe qytetarëve në KZAZ 16. Si rrjedhojë e përplasjes së dhunshme, ka disa të lënduar. Mbështetës të PD tentojnë të futen në KZAZ numër 16.

Mësohet se tashmë policia ka hyrë në ambientet e KZAZ, nderkohe qe në momentin kur policia ka lëshuar gaz lotsjellës, qytetarët janë shpërndarë.

Përplasja ka qenë fizike, ku janë përdorur edhe shkopinj dhe sende të tjera të forta. Bëhet me dije se ka pasur të plagosur si nga ana e qytetarëve, ashtu edhe nga ana e policisë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Burrelit.