Tentoi ta vrasë në 2005/ Lul Berisha përballet me Ahmet Ajetin

06/12/2018 - 11:04

Lulzim Berisha është përballur sot në proces gjyqësor, me personin që vite më parë ka tentuar ta vrasë. I shoqëruar nga avokati mbrojtës, Detar Hysi, Lulzim Berisha u paraqit në sallën e gjyqit në procesin ndaj 35-vjeçarit Ahmet Ajeti i akuzuar si organizator i atentatit ndaj tij. Në këtë seancë Berisha nuk ka pranuar të dëshmojë me pretendimin se vjen si i dëmtuar në proces.

Ahmet Ajeti akuzohet se në vitin 2005 ka bërë një atentat për vrasjen e Lulzim Berishës. Ajeti është dënuar në mungesë me 20 vjet burg për tentativë vrasje dhe u ekstradua nga Lipjani i Kosovës, në Shqipëri 4 muaj më parë. Pas ekstradimit, Ajeti kërkoi rihapjen e çështjes, dhe rishqyrtimin e dosjes në prani të tij.

Procet gjyqësore kanë dështuar disa herë te Krimet e Rënda për shkak të mosparaqitjes së Lulzim Berishës. “Më 30 gusht të 2005 Ahmet Ajeti dhe O. K., të porositur nga E. D., dhe A.C., kanë shkuar nga Tirana në Durrës për të vrarë Lul Berishën. Para se të kryhej atentati në afërsi të lokalit ku ndodhej Berisha, Ahmet Ajeti është konfliktuar me disa persona të panjohur dhe në grindje e sipër ka nxjerrë pistoletën ku dhe  është vetëplagosur. Ajeti ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Policinë e Kosovës, u bë i mundur arrestimi i tij në Kosovë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. Ajeti nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi ai ka qenë pjesë e bandës së Endrit Dokles e Adriatik Colit.  Pretendohet se është paguar me 80 mijë euro në vitin 2005 për të vrarë Lulzim Berishën. /BalkanWeb

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një person është vetëplagosur me armë zjarri rreth orës 16:20 në Velipojë.

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin e rrugës kombëtare Elbasan –Tiranë, ndërsa raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Gjykata e Sarandës dha sot masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për policin grek, Marios Gogolos, i cili u arrestur gjatë ditës së djeshm

Suzana Hasula, vjeç 23 nga Arapaj e Durrësit, nënë e një fëmijë 6 muajsh është zhdukur në rrethana misterioze mbrëmjen e shkuar.

Në Gjykatën e Sarandës ka nisur seanca për masën e sigurisë ndaj policit grek të arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia e Sarandës,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e shkuar në lagjen "Isa Boletini" të qytetit të Vlorës, ku një 40-vjeçar ka tentuar të djegë dy f

Policia italiane ka arrestuar një 21-vjeçar shqiptar, pasi po tentonte të hynte në vend pas kthimit nga Shqipëria.

Autoritetet shqiptare arrestuan të shtunën në Sarandë një efektiv të policisë greke, i cili do të shkonte në fshatin Bularat të Gjirokast

Një aksident i rëndë ka ndodhur orët e pasdites së sotme në Vlorë, në fshatin Babicë.

Sherri në të cilin kanë mbetur të përfshirë një ditë më parë dy banorë të Durrësit ka degjeneruar deri në pikën, ku të dy personat i kanë