Një 19-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia pasi ka tentuar të blejë cigare me lekë të falsifikuara.

Mësohet se gjatë kontrollit shtetasit B.E., i janë gjetur e sekuestruar edhe 4 kartmonedha të tjera të falsifikuara, të prerjes 50 Euro.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një dyqan, në qytet Lezhë, ka blerë paketa cigaresh duke paguar me një kartmonedhë 50 Euro të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin B.E., 19 vjeç, banues në Mamurras

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe 4 kartmonedha të prerjes 50 Euro, të dyshuara të falsifikuara

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave”