Një 38-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi në gjendje të dehur iu ka hedhur në trup lëndë djegëse dy fqinjëve të tij.

Burimet zyrtare njoftojnë se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll”, në qytetin e Elbasanit.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Ç. Z., 38 vjeç, banues në Elbasan. Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Ç.Z dyshohet  nën efektin e alkoolit, u ka hedhur në trup lëndë djegëse duke u shkaktuar dëmtime fqinjëve të tij shtetasve  S. Sh. dhe K. Sh, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.”, njofton policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.