Një person është arrestuar në flagrancë nga policia në Durrës pasi tentoi të digjte një 67-vjeçar për motive të dobëta.

Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi I.R., banues në lagjen nr.6 në Durrës.

NJOFTIMI I POLICISË

Tentoi të digjte më lëndë djegëse për motive të dobëta një shtetas, arrestohet në flagrancë autori.

Seksioni për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë së Rendit, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin I.R., 65 vjeç, banues në Nr.6, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas për motive të dobëta ka tentuar të djeg me lëndë djegëse shtetasin K . Sh., 67 vjeç, i cili u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. 

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Durrës në ngarkim të shtetasit I.R., për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje" parashikuar në nenin 88 të Kodit Penal.