Olcion Muça, ushtari që tentoi të grabiste një bankë në qendër të Lushnjës u la në burg pa afat nga gjykata. Para trupit gjykues ai u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, por tregoi se kishte pasur nevojë për para dhe banka i kishte refuzuar kërkesën për overdraft.

I penduar, Muça tha se lekët e rrogës nuk i dilnin për të mbajtur familjen, ndërsa i kishin refuzuar kërkesën për banesë sociale.

"Jam penduar. Kam aplikuar për banesë sociale në Berat por nuk ma dhanë. Nuk kam para dhe nuk më del rroga, kam dy fëmijë," u shpreh ai në sallën e gjyqit. Olcion Muça punonte si ushtar profesionist në repartin e Forcave të Armatosura në Poshnje. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë binjakë.