Një 58-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë së Rendit, me qëllim përshpejtimin e procedurave për marrjen e pasaportës.

“Ditën e sotme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., banues në Fier. Ky shtetas i ofroi rryshfet punonjësit të policisë, me qëllim që ai ta favorizonte për tërheqjen e pasaportës”, njofton policia.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.