Tentoi të vidhte 50 mijë euro, shqiptari ekstradohet nga Gjermania

14/12/2019 - 17:18

Nga specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Duesseldorf/Gjermani drejt vendit tonë i shtetasit Ylli Sela, 39 vjeç, lindur në Zhapokike, Tepelenë dhe banues në Vlorë.

Pas shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tirana dhe autoriteteve policore të gjermanisë, u bë e mundur që shtetasi Ylli Sela, të kapej dhe arrestohej  nga Policia gjermane  me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

Gjykata e Apelit Vlorë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnje e cila e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhje me dhunë“ e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë.

Tek “Rrethrotullimi i Savrës” në Lushnje, shtetasi Ylli Sela në bashkëpunim me shtetasit E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë  shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip “Volksëagen” me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e vrasjes së taksistit 71-vjeçar, Abdulla Budlla dy ditë më parë në Fushë-Prezë.

Policia e Korçës ka ndëshkuar me 100.000 lekë gjobë, pronarin e një restoranti, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në ku

Policia e Tiranës njofton se ka parandaluar një konflikt të rëndë mes dy personave, të cilët kanë përdorur edhe armë të forta kundër njër

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.

Finalizohet operacioni i koduar "Panariti" nga DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar.

Gjendet e mbytur gruaja, e cila kishte humbur në det teksa ishte në varkë së bashku me familjarët e saj në det në jug të vendit, në Himar

Shërbimet e Policisë Kufitare në Himarë kanë arritur të shpëtojnë 3 persona që po mbyteshin në det, ndërsa një grua rezulton akoma e humb

Vijon operacioni "Transferta" nga Policia e Shtetit që ka çuar në pranga 10 persona deri më tani.

Policia Kufitare dhe roja bregdetare kanë dhënë detaje për 4 shtetas që rrezikuan të mbyteshin në det sot në Himarë, të cilët kishin dalë

Karabinierët e Fano-s në Itali, kanë vendosur në pranga një shqiptar 25-vjeçar me iniciale R.A dhe bashkëpunëtoren e tij 22-vjeçare.