Policia e Tiranën ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili ka tentuar të vjedhë brenda një automjeti.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi F. T., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja ” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”

I riu, mbrëmjen e djeshme në rrugën “Brigada e 8-të”, ka tentuar të vjedhë në mjetin shtetasit D. D banues në Paskuqan. Gjatë kontrollit fizik polica i gjeti  3 aparate celularë që kishte vjedhur në automjetin e shtetasit D.D.

Materialet  i kaluan për veprime të mëtejshme  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë  për veprën penale “Vjedhja”.