Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes me armë zjarri të 29-vjeçarit Enea Keqa tek ish -stadiumi "Dinamo" më 14 mars 2019.

Nga burimet zyrtare mësohet se bëhet fjalë për shtetasin A. B., 30 vjeç, banues në Tiranë. Mbrëmjen e 14 marsit 2019, ky shtetas në rrugën ‘’Prokop Mima’’, ka tentuar të vrasë me armë zjarri, shtetasin E. K., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu u procedua në gjëndje të lirë shtetasi  H. I., 26 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi ka dhënë deklarim të rremë përpara oficerit të policisë Gjyqësore.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.