Tentoi të vriste 37-vjeçarin pas konfliktit për lojën e pokerit, arrestohet autori

31/10/2020 - 08:52

Parandalohet një ngjarje kriminale në qytetin e Shkodrës.

Policia ka arrestuar një 20-vjeçar i cili tentoi të vriste me armë zjarri 37-vjeçarin pas një konflikti të çastit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë sekuestruan dhe armën e zjarrit pistoletë me silenciator.

NJOFTIMI I POLICISË

Po gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë vunë në pranga pronarin e lokalit, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara “, “ Fshehja e të ardhurave“, Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë dhe 37-vjeçarin që tentoi të vriste 20-vjeçari, për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Policia e Shkodrës, rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme, sapo ka marrë një telefonatë se në fshatin Vrakë, në ambientet e një lokali po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve, menjëherë ka shkuar në drejtim të adresës së dhënë.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit që do kishte pasoja të rënda për jetën, pasi shtetasi K. K., 20 vjeç, ka tentuar të vrasë për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin J. P., 37 vjeç, banues në Shkodër, duke e qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë, por pa i shkaktuar dëmtime trupore.

Mbërritja në kohë e shërbimeve bëri të mundur parandalimin e mëtejshëm të konfliktit, ndërkohë që 20-vjeçari, sapo ka parë Policinë është larguar me shpejtësi, por është kapur gjatë ndjekjes. Shërbimet e Policisë bënë të mundur edhe gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit pistoletë me silenciator, të cilën autori e hodhi në rrugë gjatë ndjekjes së Policisë, si dhe automjetin me të cilin ai tentoi të largohej.

Në vijim të veprime, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. P., 45 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në pronësi të tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi birre në shishe pa pullë fiskale, një tavoline pokeri, dy pako letra bixhozi dhe një pako çipsa për lojë pokeri.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë arrestuar në flagrancë edhe shtetasin J. P., 37 vjeç, për veprën penale “Organizim i lotarive të palejuara“, pasi kishte në pronësi tavolinën e pokerit që u gjet në lokalin e 45-vjeçarit.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Voula, afër Athinës, në Greqi që ka çuar në arrestimin e 6 shqiptarëve.

Një video që tregon momentin e ekzekutimit të shqiptarit Ilir Zelka brenda një lokali në Brazil është publikuar tashmë nga mediat vendase

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur paraditen e së martës në Balldren të Lezhës, ku Hilë Gjini, 43 vjeç, u qëllua me armë

Në vijim të kontrolleve parandaluese policore, ndër të tjera, rrugorët e kryeqytetit kanë konstatuar dhe arrestuar një drejtues mjeti, pë

Pas një hetimi 3-mujor është vinalizuar sot operacioni i koduar “Vela”.

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Durrës-Tiranë, sa kalon Sukthin.

Bien në prangat e Policisë së Durrësit 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Një tjetër qendër masazhi që përdorej për shfrytëzim prostitucioni është zbuluar nga policia e Tiranës në zonën e “Don Boskos”.