Tentoi të vriste me armë një person, arrestohet autori dhe 2 bashkëpunëtorët

29/05/2020 - 11:55

Tentoi të vriste me armë zjarri një shtetas, Policia zbardhi ngjarjen në kohë rekord dhe arrestoi në flagrancë autorin dhe 2 shtetas të tjerë.

Në sallën operative të DVP Fier ka ardhur një telefonatë nga shtetasi A. Y., se në fshatin Kreshpan një person kishte tentuar ta vriste. Policia ka vlerësuar menjëherë situatën duke organizuar punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorit.

Falë veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore u bë e mundur zbardhja në kohë rekord e ngjarjes, identifikimi, lokalizmi dhe kapja në flagrancë e autorit, shtetasit E. M., 35 vjeç, banues në Kreshpan, i cili ishte larguar nga vendngjarja.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe 2 shtetas të tjerë (të afërm të shtetasit E. M.), të cilët e kishin ndihmuar autorin duke i fshehur armën me të cilën ai kishte tentuar të vriste për motive të dobëta shtetasin A. Y., 32 vjeç, banues në Kreshpan.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për moskallëzim krimi, shtetasit F. M., 69 vjeç dhe Z. M., 47 vjeç, banues në Kreshpan.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e krimit (pistoletë me mulli) dhe 80 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale "Vrasja e mbetur në tentativë", "Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak" dhe "Moskallëzim krimi, i kryer në bashkëpunim".

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nje aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur këtë mesditë në autostradën Durrës-Tiranë.

Arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar nga blutë e Tiranës.

Një 32-vjeçar me precedent penal në fushën e narkotikëve, i cili qarkullonte me armë zjarri, është arrestuar nga policia e Tiranës.

Mëngjesin e sotëm, treni i linjës Durrës – Kashar, ka aksidentuar në afërsi të Domjes një mjet, duke e spostuar në kanal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre t

Një person i shpallur në kërkim nga policia i cilësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore ka rënë sot në pranga.

  • Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Periferia", për zbardhjen e vjedhjeve të banesave të ndodhura më parë.

Goditet në Greqi një bandë shqiptarësh që vidhnin skafe.

Policia e Sarandës njofton se një grua 69 vjeçe, me inicialet L.P, është gjetur pa shenja jete këtë mëngjes.

Është zbuluar identiteti i të riut që humbi jetën gjatë pasdites në qytetin e Përrenjasit, ndërsa u përplas nga një makinë.