Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore  të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare, arrestuan në flagrancë një person, teksa po tentonte të kalonte kufirin me dokumente false.

I arrestuari është A. T., 46 vjeç, banues në Durrës.

Më datë 25.05.2020, në PKK Port Durrës, është kapur në një kamion, si shofer i dytë, me dokumente të dyshuara si të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Largimi nga vendqëndrimi për të burgosurit” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.