Policia e Durrësit ka parandaluar një ngjarje të rëndë në zonën e plazhit.

Efektivët kanë arrestuar një shtetas kanadez, turist në qytetin bregdetar i cili ka tentuar të përdhunojë një vajzë të mitur.

Aktualisht shtetasi kanadez dhe vajza ndodhen në rajonin e policisë ku po merren në pyetje.