Dy vëllezër në Bulqizë janë arrestuar për kultivim të bimëve narkotike.

Në pranga kanë rënë shtetasit N. S., 58 vjeç dhe B. S., 46 vjeç, banues në Zerqan.

Sipas policisë, këta dy shtetas kishin tentuar të kultivojnë bimë narkotike në banesat e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.