Dy shqiptarë 31 dhe 35 vjeç u arrestuan nga karabinierët e Barit, pasi u zbuluan teksa po tentonin që të shisnin disa pistoleta. Ata janë zbuluar pas përgjimeve të policisë italiane, ku në një stacion dy shqiptarët ishin ndaluar për të biseduar për pazarin e armëve.

Sapo ata kanë shkëmbyer pakon ku ishin futur 5 pistoleta, ka ndërhyrë policia duke i arrestuar. Pistoletat e sekuestruara ishin të markës Glock, modeli 17, kalibri 9 x 17 dhe si dhe 85 fishekë. Të arrestuarit do të përballen me akuzat e shitjes së municioneve luftarake.