Një 37-vjeçar është arrestuar nga policia ditën e sotme në Vlorë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë një farmaci. Në pranga ka rënë shtetasi me inicialet R.A..

NJOFTIMI I PLOTË

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R. A., 37 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në flagrancë në tentativë e sipër duke vjedhur një farmaci në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy kriko, një kaçavidë dhe një palë dorashka.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.