Elio dhe Eraldo Hyka, (personat në foton e mëposhtme) janë dy nga autorët e ngjarjes së Kavajës, të cilët u përplasën me armë zjarri me vëllezërit Marjus dhe Denis Aliaj. 

Ngjarja që tronditi qytetin ndodhi mesditën e sotme ku u plagosën 5 persona dhe mbeti viktimë një tjetër, të gjithë kalimtarë të rastit.

Sipas policisë, autorët e dyshuar të ngjarjes janë dy vëllezërit Marjus Dhe Denis Aliaj, të cilët kanë një biznes exchange. Marjus Aliaj mbahet në ruajtje nga shërbimet e Policisë në spitalin e Durrësit, pasi është i plagosur ndërsa është shpallur në kërkim autori tjetër, Denis Aliaj.

Mësohet se vëllezërit Hyka dhe Aliaj kanë pasur konflikte të mëparshme me njëri-tjetrin dhe ditën e sotme janë ulur në një lokal për t'u sqaruar, ku konflikti ka degraduar në nxjerrjen e armëve.

Raportohet se Marjus Aliaj ka qëlluar me armë në drejtim të vëllezërve Hyka por plumbat kanë kapur shtetasin Ramazan Haslliu.