Pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Librazhd, ku një punonjës i një firme humbi jetën teksa ra në kontakt me energjinë elektrike tre persona janë vënë në pranga.

Policia bën me dije se janë arrestuar shtetasit: Kostandin Capo, vjeç 41, banues në fshatin Bahçallek të Pogradecit, Fatmir Belba, 26 vjeç, banues në Prrenjas dhe Veledin Memelli, 66 vjeç, banues në Korçë.

"Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dy ditë më parë në fshatin Xhyrë Librazhd, duke punuar në ambjentet e brendëshme të kësaj firme, është aksidentuar me pasojë vdekje, punonjësi, D. L., 24 vjeç, banues në fshatin Gështenjas Pogradec", – thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”.