Nje plagosje me arme te ftohte, thike ka ndodhur mesditen e kesaj te diele ne zonen e Don Bosko ne kryeqytet.

Dyshohet se nje konflikt per motive banale mes dy personave ka shkaktuar me pas konfrontimin e tyre ne perleshje fizike.

Njeri prej tyre ka nxjerre thiken dhe ka plagosur rende te riun i cili eshte derguar me urgjence ne spitalin Ushtarak ne Tirane dhe mesohet se eshte futur ne sallen e operacionit.

NJOFTIMI I POLICISË

Plagos me thikë një shtetas, arrestohet në flagrancë autori

Më datë 20.08.2017, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 3, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Besnik Kolndreu, 29 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas rreth orës 10:15, në rrugën “Don Bosko”, ka qëlluar me mjet prerëse shtetasin, S. M., 34 vjeç, i cili ndodhet në S.Q.U., nën kujdesin e mjekëve kujdesin e mjekëve.

Nga hetimet paraprake është mësuar se këta dy shtetas janë konfliktuar për motive të dobëta. Grupi herimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij konflikti