Një shqiptar ka mbetur i plagosur me thikë gjatë një sulmi që qendër të Barcelonës. Ngjarja ndodhi të premten rreth orës 12:30 në rrugën ‘Consolat del Mar’ në kryeqytetin spanjoll.

Mediat spanjolle raportojnë se bëhet fjalë për një ngjarje të dhunshme, dhe nuk bëjnë të ditur identitetin e shqiptarit.

Ky i fundit u transportua me urgjencë në spital, ku fatmirësisht mundi t’i mbijetonte plagëve të marrë, ndërkohë që u transferua në një tjetër qendër të kujdesit shëndetësor.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me ngjarjen, ndërsa policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit.