Një 21-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi ka shkelur masën e sigurisë dhe ka përndjekur vazhdimisht një 15-vjeçare.

Mësohet se i riu ishte i dënuar me masën “arrest shtëpie” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 21 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i tij u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 15 vjeçe. “, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.