Policia në Elbasan ka zbuluar 5 orë pas ngjarjes në Qendrës e re Shëndetësore në Fushë-Mbret autorin e ngjarjes.
A.B, rreth orës 12:00 ka goditur me gurë xhamet e dritareve të Qendrës Shëndetësore që ndezi dhe një debat politik. Ai do të procedohet në gjendje të lirë për ngjarjen.

Ishte vetë Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla që shkoi në vendngjarje dhe tha se këto akte dhune nxiten nga disa politikanë kurse PD nga ana tjetër me Gazment Bardhin e cilësoi ngjarjen të sajuar nga Rama dhe Balla teksa nxori dhe një mesazh ku në bazë të një informacioni autori ishte një i dehur.

NJOFTIMI NGA POLICIA:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Shkatërrim i pronës” shtetasin:

A.B., banues në Elbasan, pasi sot rreth orës 12:00 , ka goditur me gurë dritaret duke thyer xhamat e Qëndrës Shëndetësore në lagjen “Skënderbej”, Elbasan.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.