Theu rregullin për të qëndruar në banesë, arrestohet i riu

22/03/2020 - 15:58

Policia e Shtetit vijon kontrollet në të gjithë territorin, për zbatimin e masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Në këtë kuadër, në të gjithë vendin, gjatë 12 orëve të fundit janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë secili, 78 persona që thyen rregullin për të qëndruar në banesë deri në orën 05:00 të datës 23.03.2020.

Në Elbasan, një 24-vjeçar u arrestua në flagrancë, pasi kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, të cilët i kërkuan arsyen e daljes në rrugë.

Nga Policia Rrugore janë evidentuar dhe ndëshkuar me tërheqje të lejes së drejtimit për 3 vjet, 4 drejtues automjetesh.

Janë evidentuar dhe ndëshkuar edhe 2 administratorë subjektesh tregtare, pasi në kundërshtim me orarin kufizues, kanë hapur subjektet e tyre ditën e sotme.

Policia e Shetit apelon edhe njëherë për të gjithë qyetarët që të respektojnë me rigorozitet masat e vendosura, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një lokali në zonën e Lungomares në Vlorë i është vënë zjarri rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm.

Ndërhyrja në kohë e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti mes disa personave në Dibër.

Një 33- vjeçar në Ternovë të Bulqizës është arrestuar pasi iu gjet në banesë armë zjarri kallashnikov, shotgun dhe municion luftarak.

Tri automjete u përfshinë nga flakët gjatë orëve të natës në Tiranë, për shkaqe të paqarta.

Ka shkuar në 26 numri i personave të infektuar me koronavirus në Fier, ku mëngjesin e sotëm është konfirmuar pozitive edhe një mësuese.

Një 40-vjeçare në qytetin e Kuçovës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në dhomën e saj të gjumit.

Një pronari në Tiranë i është bllokuar lokali për 6 muaj, pasi theu urdhrin për herë të dytë.

Një çift të moshuarish kanë rezultuar pozitiv në lagjen 15 tetori në Fier.

Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmjen e sotme. Kufoma e gruas është gjetur në lumë, në afërsi të Urës së Kuçit.

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të qytetit të Lezhës.