Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Peqin, arrestuan në flagrancë shtetasin B.H., 30 vjeç, banues në Peqin.

Arrestimi është bërë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për këtë shtetas kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, si i dyshuari i vjedhjes së banesës së shtetasit S.Z., ndodhur më datë 08.05.2019 në Peqin.

Shërbimet e Policisë kanë marrë informacion se 30 vjeçari nuk zbatonte vendimin e Gjykatës dhe kanë ushtruar kontroll për verifikim e masë së sigurisë por nuk e kanë gjetur në banesë.

Policia pas kontrolleve të shumta ka gjetur dhe arrestuar në qytetin e Peqinit shtetasin B.H, i cili ishte në lëvizje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, pēr veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.