Një bankomat është tentuar të grabitet në orët e para të mëngjesit në Vorë.

Persona të paidentifikuar kanë thyer me sende të forta duke e shkatërruar plotësisht dhe më pas kanë tentuar të grabisin paratë që ndodheshin në një bankomat.

Policia informon se autorët ende të paidentifikuar, nuk kanë mundur të kryejnë vjedhjen.

Informacioni paraprak:

Në orët e para të mëngjesit në Vorë, persona ende të paidentifikuar kanë tentuar për të vjedhur me anë të thyerjes lekët në një bankomat, por nuk kanë mundur të kryejnë vjedhjen. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.