Tirana zgjohet e përgjakur

04/11/2014 - 09:55

DURRËS, 4 nëntor 2014  - Një kasaphanë e vërtetë ka ndodhur tek Rruga e Elbasanit në Tiranë, në orët e para të mëngjesit, me pasoja tragjike. Nga një përplasje e armatosur kanë mbetur të vrarë 4 persona ndërsa një tjetër është plagosur lehtë. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4.30 të mëngjesit, pas një konflikti në një lokal nate, pranë gjimnazit të Gjuhëve të Huaja dhe Fakultetit Histori-Filologji. Si pasojë e këtij konflikti kanë mbetur të vrarë 4 persona, njëri prej të cilëve një shtetas italian. 
Nga hetimi paraprak ka rezultuar se në këtë lokal nate pas një konklikti të çastit midis disa shtetasve, konflikt i cili më pas ka denigruar me armë zjarri.
Mësohet se një nga viktimat janë: 19 vjeçari Arbër Demiraj, djali i ish-prokurorit Skënder Demiraj, Edison Jaho, vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë Giampaolo Azzola, 60 vjeç me shtetësi dhe kombësi italiane, i cili ka marrë nje plumb afër zemrës. Arbër Demiri u gjet i vrarë me një plumb në kokë në makinën e parkuar jashtë lokalit, Mercedez Benz tip ML me targa 0250N. Azzola zotëronte një kompani private, aksionet e të cilit ia shiti ish-ministrit të jashtëm peruan, biznesmen në kërkim kombëtar.
të dyshuarit kryesorë Kostandin Xhuvani (25 vjeç), djali i deputetes Luiza Xhuvani, Erald Sida(24 vjeç), Albano Ballshaj 19 vjeç.
Tre nga viktimat u dërguan në morg, ndërsa 60 -vjeçari italian u nis i plagosur rëndë drejt spitalit të traumës, por humbi jetën gjatë rrugës, duke e cuar në 4 numrin e viktimave. Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes 2 armë zjarri të tipit pistoletë dhe 3 gëzhoja. Gjithashtu dhe 12 persona janë shoqëruar në polici për  të dëshmuar. Të parët që njoftuan për këtë ngjarje të rëndë ishin banorët e pallatit.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një 20-vjeçar i identifikuar si Dash Gashi nga Kukësi, ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në një atentat në lindje të Londrës.

Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 45-vjeçar i kërkuar pasi tentoi të trafikonte drejt Italisë 18 klandestinë.

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona dhe ka sekuestruar 37.5 kg kanabis sativa.

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve

Sonte ne mbrëmje, Drejtoria e Hetimit e SHÇBA-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka ndaluar shefin e Stacionit

Një pedalon ka mbetur i bllokuar në det, në zonën e Porto Romanos, në Durrës, ndërsa nuk dihet ende sa persona ka brenda.

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur në zonën e ish-Bllokut. Në video shihet teksa një grup djemsh goditen me karrige, tavolina dhe sh

Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë për shkak se ishte i shpallur në kërkim për disa vepra penale.

Policia ka proceduar penalisht adminitratorin e një televizioni pasi ushtronte aktivitetin e paligjshëm të piraterisë duke fshehur të ard

Zbulohet e arrestohet në flagrancë hajduti i biçikletave në Durrës, që bëri kërdinë gjatë 4 muajve të fundit në qytet.