Një 61-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i pallatit ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Kongresi i Tiranës”, ku shtetasi me iniciale F.Xh, në kushte të rënduara psikike sipas policisë, ka ndërmarrë aktin e rëndë.

“Rreth orës 9:00 në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dyshohet se në kushte të rënduara psikike, është vetëhedhur nga kati i 9- të i banesës shtetasi F. XH., 61 vjeç, ku si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.