Një tjetër ngjarje e rëndë kriminale sapo ka ndodhur në Durrës. Raportohet se shtetasi Idajet Dulla është vrarë me thikë në zonën e Plepave.

Ai është gjetur nga kalimtarët e rastit në afërsi të shinave të trenit dhe është transportuar në spital.

Viktima ka mbërritur në spital pa shenja jete, ndërsa nuk dihen ende motivet e këtij krimi.

Durrës/Informacion paraprak 

Më datë 19.09.2020, rreth orës 15:55,  në Urgjencën e Spitalit Durrës ka mbërritur i dëmtuar me mjet prerës (thikë,), shtetasi I.D., 34 vjeç, banues në Durrës, i cili si pasojë i plagëve të marra, ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.