Një tjetër objekt pune ka qenë në shënjestrën e eksplozivit në Fushë-Krujë.

Policia e Durrësit informon se “Më datë 19.04.2019, rreth orës 03:45, në Fushë-Krujë, në ofiçinën e shtetasit B.D., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale”.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ndërkohë dy ditë më parë, më 17 prill, rreth orës 23:55, në Fushë-Krujë, në mobilerinë e shtetasit Sh.K., ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse.