Tjetërsim pronash, kërkohen 3 vite burg për ish-kryebashkiakun e Lezhës

21/02/2020 - 10:58

Prokuroria e Lezhës ka dhëne pretencën për 19 persona të vënë nën akuzë për tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun” në Shëngjin.

Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar 43.6 vite burg në total për të pandehurit.

Për ish-kryetarin e bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, kërkoi 3 vite burg dhe ish-nënkryetarin Enver Hafizi 2 vite burg.

Ndërsa për ish-kryetarin e qarkut, Gjok Ndoka 4 vite burg.

Po ashtu është kërkuar të asgjësohen praktikat e regjistrimit të pasurisë që është tjetërsuar.

Hetimet për këtë çështje në bashkinë e Lezhës kanë nisur qysh në vitin 2017 kur në prokurori u denoncuan rastet e tjetërsimit të pasurive.

Pas plotësimit të dosjeve në pranga u vendosën 12 persona, ndër të cilët dhe kryebashkiaku Fran Frrokaj. Në kërkim janë shpallur dhe 11 persona.

Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar me detyrën kanë falsifikuar, duke tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, te vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Policia e Gramshit ka vënë në pranga një 52-vjeçar të akuzuar për shpërndarje të drogërave të forta.

Kapet dhe ndalohet një tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor Vol-Vo 4.

Një i ri ka humbur jetn pasditen e sotme në spital, pasi ishte përfshire ne nje aksident te rende gjate paradites.

Policia ka arrestuar një 49-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar që prej vitit 2017, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Një konflikt për çështje pronësie ka ndodhur mes dy familjeve në Golem të Kavajës.

Kapet një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe të vjedhjes me armë.

Një 44-vjeçar në Durrës është rrëzuar nga kati i tretë i pallatit e si pasojë ka përfunduar në spital, nën kujdesin  e mjekëve.

Në emisionin “Uniko” nga Spartak Koka në Klan Plus janë publikuar për herë të parë fotot ekskluzive të një personazhi të njohur të përfsh

Gjykata e posaçme kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar, ka vendosur qe të zëvendësojë masën e sigurisë për Bajram Hajrin, nga arr