Një 19-vjeçare është kanosur me armë nga një 26-vjeçar, i cili i ka shkuar drejt e në banesë të resë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kullë në Durrës, ndërsa 26-vjeçari ishte banor i fshatit Koçuk, tashmë i shpallur në kërkim, informojnë burime zyrtare të policisë.

Më datë 23.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit I.A., vjeç 26 banues në fshatin Koçuk, pasi dyshohet se në datë 22.01.2018, në fshatin Kullë, në banesë, ka kanosur shtetasen A.V, 19 vjeçe”, thuhet në njfotimin e bluve.

Po ashtu, dyshohet se pasi është larguar nga banesa, ai ka qëlluar me armë në ajër.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, dhe arsyeve që e shtynë të riun drejt këtyre veprimeve.